Flash News

KRYESORE

Foto/ Soreca pushues në plazhet e jugut së bashku me partneren

Foto/ Soreca pushues në plazhet e jugut së bashku me partneren

Ambasdori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca njihet për qëndrimet politike kritike, kryesisht ndaj opozitës.

Jeta e tij private deri tani është pak e përfolur nëpër media. Por "Panorama" ka 'vjedhur' pak nga jeta e tij private. Soreca është fotografuar duke shijuar pushimet e në plazhet tona të jugut. Nën shoqërine e partneres së tij ata shfaqen  gati për një xhiro me skaf. Edhe nga fotot, transmetohet se Soreca është një burrë i kujdesshëm dhe kjo shfaqet nga mënyra sesi 'komunikon' me partneren.

Që nga shtatori 2018, Luigi Soreca është Ambasador i BE-së, Shef i Delegacionit Evropian në Shqipëri.

Para këtij emërimi, ai ka qenë Drejtor për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme për Migracionin dhe Punët e Brendshme të Komisionit Evropian, ku ka mbikëqyrur përcaktimin e politikave të BE-së në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizimit, krimit të organizuar, trafikimit të drogës, korrupsionit dhe krimit kibernetik.

[gallery ids="313420,313422,313423,313424,313425,313426"]

Të fundit