Flash News

KRYESORE

Foto/ Spartak Braho shfaqet gjithmonë e më shpesh krah socialistëve

Në nisje të sesionit politik, pas zgjedhjeve të përgjithshme, Spartak Braho ju bashkua socialistëve duke braktisur Lëvizjen Socialiste për Integrim. Një nga njerëzit më të afërt të Metës tek LSI, gjeti strehë tek Partia Socialiste madje duke u përfshirë edhe në strukturat e saj si anëtar i Asamblesë.

Braho ka nisur të shfaqet gjithmonë e më shpesh krah socialistëve. Fillimisht në media u shfaq një email që Braho i dërgonte Taulant Ballës ku e këshillonte. “Bravo Taulant. Bëni direkt denoncim siç biseduam”, shkruan Braho.

Ndërkohë ditën e sotme Braho ka qenë së bashku me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe deputetin socialist Roland Xhelili në 50-vjetorin e gjimnazit ‘ Gjergj Kastrioti’ në Durrës.

Të fundit