Flash News

KRYESORE

Foto Strakosha jeton sonte historinë, i biri mbron 'portën e tij'

Foto Strakosha jeton sonte historinë, i biri mbron 'portën e

Legjenda e portës së kombëtares, Foto Strakosha flet për emocionet që ka në prag të ndeshjes së kuqezinjve me kombëtaren italiane. Për ish portierin kuqezi emocionet lidhen me praninë sonte në portë të të birit 22 vjeçar, Thoma Strakosha.

Ai i tha Panorama Sport se ndihet i kënaqur për të birin sepse pikërisht sonte portieri i cili luan për skuadrën e Lacios do të bëjë debutimin me kombëtaren shqiptare. Të luash kundër Italisë është një përgjegjësi e madhe dhe ai duhet të jete i qetë dhe me këmbë në tokë deri në fund të ndeshjes edhe pse luan kundër emrave të medhenj.

I pyetur se kush është më i mirë ai apo djali ish-portieri përgjigjet: “Nuk e di, por në moshën që ka dhe në nivelet që luan, babai i Thomasit këto gjëra nuk i kishte parë as në ëndërr…”

Të fundit