Flash News

KRYESORE

Foto/ Studentët e “Ekonomikut” nuk dorëzohen, mblidhen sërish në hollin e fakultetit

Ndërkohë që në fakutetin e Histori-Filologjisë ka nisur greva një-ditore e pedagogëve, studentët e Fakultetit të Ekonomisë vijojnë me bojkotin e mësimit për të kërkuar plotësimin e 9 kërkesave të tyre.

Studentët janë mbledhur në hollin e fakultetit, për të shprehur edhe një herë se nuk janë dorëzuar dhe do të vijojnë deri në fund protestën për kauzën e tyre.

Politiko.al sjell foto nga ambientet e fakultetit, ku shihen një numër i madh studentësh që vijojnë qëndresën e tyre. Protesta nuk ka mbaruar.

Të fundit