Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Foto/ Studentët sot në protestë masive, blindohet me policë Ministria e Arsimit
Ndërsa mijëra studentë janë bashkuar sot dhe po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, kjo e fundit ka marrë masa të shtuara, duke u rrethuar me kordonë policie.
Siç duket edhe nga fotot e siguruar nga politiko.al, godina e ministrisë është “blinduar” me policë, për më shumë siguri.
Këto masa janë shtuar sot për shkak se universitetit të Politeknikut dhe Mjekësisë i janë bashkuar edhe studentë nga Fakulteti i Drejtësisë, i Shkencave Sociale, i Histori Filologjisë dhe Gjuhëve të Huaja, Shkencave të Natyrës, nga Universiteti Bujqësor, apo edhe nga Universitetet e Durrësit, Elbasanit dhe Korcës.
Të rinjtë kërkojnë përmirësimin e kushteve të konvikteve, ulja e tarifave të shkollimit, anulim të vendimit numër 288 që parashikon tarifë shtesë për provimet e mbartura, si dhe shlyerjen e detyrimit vjetor përmes kësteve pa cenuar sezonin e provimeve.