Flash News

KRYESORE

Foto/ Sulmohet Konsullata e Kosovës, hiqen simbolet. Reagon qeveria

Foto/ Sulmohet Konsullata e Kosovës, hiqen simbolet. Reagon qeveria

Konsullata e Kosovës në Strasbourg të Francës është sulmuar gjatë mbrëmjes së të dielës. Persona ende të pa identifikuar kanë hequr flamurin e Kosovës si dhe kanë dëmtuar stemën e shtetit.

Për këtë ngjarje, ka reaguar qeveria e Kosovës e cila dënon ngjarjen teksa e cilëson atë si të papranueshme.

“Sulmi që ndodhi në fundjavën e kaluar mbi Konsullatën e Përgjithshme dhe shkatërrimi i simboleve shtetërore, është një akt i papranueshëm që cenon integritetin e shtetit të Kosovës.

Republika e Kosovës është shtet sovran që respekton ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare dhe vepron me përgjegjësi në marrëdhëniet ndërkombëtare si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e qeverisë së Kosovës.

Të fundit