Flash News

KRYESORE

Foto/ Tatimet bëjnë ‘kërdinë’ në kulmin e sezonit, mbyllin hotelet në Ksamil, Dhërmi e Himarë

Ndonëse në kulmin e sezonit turistik, Drejtoria e Hetimit Tatimor u ka vënë kyçin qindra bizneseve në bregdet.

Tatimet kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme me qëllim parandalimin dhe goditjen e informalitetit, si dhe sigurimin e mbarëvajtjes së sezonit.

Për periudhën 22 qershor - 8 korrik janë kontrolluar në total 1,772 subjekte tregtare. Nga këto 49 % e subjekteve (ose 869) kanë rezultuar me shkelje, që kanë kapur vlerën e rreth 30.4 milionë lekëve.

Numri më i lartë i penaliteteve është vendosur për moslëshim të kuponit tatimor dhe këto raste zënë rreth 22% ndaj totalit. Për tre subjekte, që nuk kishin lëshuar kupon tatimor për herë të dytë, u mor masa e mbylljes së veprimtarisë ekonomike për 30 ditë kalendarike, sipas legjislacionit në fuqi.

Gjithashtu, nga kontrollet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor, rezultoi se 54 subjekte ishin të paregjistruar në organin tatimor. Ndërsa u konstatuan 140 tatimpagues që dispononin mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimor.

Për punonjës të padeklaruar në organin tatimor, strukturat e specializuara të kësaj drejtorie penalizuan 144 subjekte.

Në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, këto struktura do të verifikojnë më shumë se 16,000 tatimpagues, në të gjithë vendin.

Në fotot e hoteleve të bllokuara janë publikuar nga faqja e tatimeve, e siç duket aktiviteti i tyre është aktualisht i pezulluar.

Në Radhimë

Në Livadh

Në Ksamil

Në Ksamil

Të fundit