Flash News

KRYESORE

Foto/ Taulant Balla mbledh të përjashtuarit e Ramës nga PS-ja

Në kohën kur Edi Rama mori drejtimin e Partisë Socialiste nisi edhe reformën duke larguar ata që njiheshin si ‘veteranët’ në selinë rozë. Procesin e transformimit të PS-së, Rama e vijoi deri në 2013-ën, ku krijoi atë që quhet Rilindje, dhe afroi në PS njerëz të rinj, pa kontribute në këtë parti por që ishin kryesisht bashkëpunëtor të tij në Bashki.

Edhe këto pesë vite në pushtet, Rama është kritikuar se ka qeverisur me rilindasit dhe jo me socialistët duke ju referuar njerëzve të cilëve ai u ka besuar vendimmarrje.

Me afrimin e zgjedhjeve, duket se socialistët kanë nisur të ndërmarrin edhe hapat për të afruar të pakënaqurit.

Taulant Balla, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me deputetë të PS-së në vitet 92-96.

Mes tyre, janë emra të njohur të socialistëve si Servet Pëllumbi, Ethem Ruka, e Namik Dokle, të cilët janë larguar nga PS sapo Rama mori drejtimin e partisë. (Dokle u largua vitin e kaluar).

 

Të fundit