Flash News

KRYESORE

Foto/ Taulant Balla shfaqet përkrah një tjetër të arrestuari për korrupsion

Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka dalë një tjetër foto me një të arrestuar për korrupsion ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Balla shihet në krahë të Medi Hanën, 50 vjeç, i cili kryente rolin e sekserit mes mes studentëve dhe pedagogëve të universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, dhe më herët ka qenë drejtor i gjimnazit në Përrenjas, aty ku besohet të jetë realizuar edhe kjo foto.

Emri i deputetit socialist i është përmendur emri në disa çështje shumë të nxehta në ditët e fundit, siç ishte kërcënimi i oficerit Emiljano Nuhu, rasti i Babales, apo lidhja me trafikantit e drogës Edmond Bego.

Të fundit