Flash News

KRYESORE

Foto/ 'Të gjithë' si Rama, nuk respektojnë kodin e veshjes në takimet politike

Që kryeministri Edi Rama bën gjithmonë zgjedhje të guximshme stili avarsisht postit, kjo dihet, por sot një tjetër deputet i Kuvendit të Shqipërisë duket se është frymëzuar prej tij.

Bëhet fjalë për kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi.

Idrizi zhvilloi sot një takim rreth 30 minuta me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, nga ku u pa i veshur sportiv duke mos respektuar kodin e veshjes në takimet politike. Me bluzë blu dhe dhe syze të varura në të, Idrizi u shfaq i qeshur para kamerave edhe pse nuk dha detaje nga takimi me Metën.

Trendi i kryeministrit Rama i cili nuk heq dorë pavarsisht kritikave tashmë duket se po merr përmasa.  

 

Të fundit