Flash News

KRYESORE

Foto/ Të hënën votuan për ta përjashtuar nga partia me urdhër të Ramës, sot e mirëpresin në Kuvend

Ditën e hënë, pas ultimatumit të dhënë nga Edi Ramës, deputetët e Parisë Socialiste votuan për përjashtimin nga radhët e tyre të deputetit Gjetan Gjetani.

Vendimi erdhi pasi Gjetani kritikoi policinë e Kurbinit pas disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në zonën ku ai është zgjedhur deputet.

Ditën e sotme, ishte seanca e parë plenare e Gjetanit si deputet i pavarur. Siç duket nga fotot e publikuara nga fotografi Agim Rama, kolegët të cilët të hënë votuan pro përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PS-së e mirëpresin ‘krahëhapur’.

Në fotot në fjalë, Gjetani shihet në shoqërinë e deputetëve Çyrbja dhe Rrahman Rraja. Ndërkohë, pavarësisht se nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PS-së deputeti Gjetan Gjetani është ulur sërish në të njëjtën karrige, krah kolegëve të tij socialist.

Të fundit