Flash News

KRYESORE

Foto/ Të shtëna me armë te ‘Tirana e Re’, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 te sheshi ‘Wilson’ pranë stadiumit 'Selman Stërmasi'. Viktima është Jurgen Kurti, ndersa autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

"Policia e Tiranës sqaron se vrasja ndodhi rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta. Kurgen Kurti rreth 26 vjeç është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve", thuhet ne njoftimin e Policise.

Të fundit