Flash News

KRYESORE

Foto/ Thyhet karantina e së dielës, në Golem nis plazhi

Edhe për këtë të dielë qeveria vendosi izolim, përveç liridaljes për të moshuarit dhe prindërve me fëmijët e vegjël. Dyqanet e farmacitë sot qëndruan mbyllur. Por disa qytetarë i thyen rregullat dhe shijuan rrezet e majit në det.

“Light Studio Agency” ka shkrepur disa foto në Golem ku duken disa vajza që kanë thyer karantinë, e të veshura me rrobat e banjës po marrin rreze dielli.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sa i takon sezoni veror për këtë vit, ministri i Turizimit dhe i Sporteve, Blendi Klosi është shprehur se këtë vit do të bëhet plazh por natyrisht me rregulla të reja, ku nuk ka lënë pa përmendur dhe disa nga masat.

“Higjena është parësore. Një ndër gjërat që do ndalohen bufetë e hapura. Duhet të kenë hapësira shumë të detajuara. Në tavolinë mos të ketë më shumë se 2-4 persona. Si fillim të hapen restorantet në natyrë. Çadra nga çadra duhet të kenë distancë 3.5 metra dhe një distancë nga deti.  Trajnimi i stafit. Tani duhet që stafi i punës në plazhe dhet të jenë të trajnuar për mënyrën e sjelljes ndaj një situate të tillë”, ka deklaruar Klosi.

Të fundit