Flash News

KRYESORE

Foto/ Tirana e pushtuar nga një ndotje e paprecedentë e ajrit

Ka disa ditë që mjafton të ecësh pak minuta nëpër rrugët e Tiranës, që të gjitha rrobat e trupit të të marrin era tym, sikur të kishe punuar në ndonjë land-filld mbeturinash dhe të ndjesh një erë të rëndë, të dëmshme për frymëmarrjen dhe shëndetin në tërësi.

Nuk bëhet fjalë për kantieret e ndërtimit, me lejet e shumta që janë dhënë për ndërtime pallatesh këtë vit, duket se situata është më e rëndë se kaq.

Edhe shikueshmëria këto ditë është bërë shumë e vështirë në kryeqytet, aq sa duket si të ishte mjegull.

Nga këto foto të publikuara nga denoncuesit në rrjetet sociale, mund të shihet edhe më qartë realiteti.

Nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar të institucioneve përkatëse për situatën e pazakontë.

Të fundit