Flash News

KRYESORE

Foto/ Veliaj bëhet ‘yll’ me një cep më shumë se Rama

Të majtët po e shohin Erion Veliaj gjithmonë e më shumë si pasuesin e Ramës në PS, kjo edhe pas ngjarjeve në të cilat u përfshi rivali i tij, Saimir Tahiri. Nga ana tjetër edhe Veliaj nuk e ka fshehur simpatinë për shefin e tij.

Ekspozimi në media, fokusi tek forma dhe jo përmbajtja janë tiparet që Rama duket se i ka trashëguar tek Veliaj. Por ky i fundit ka shkuar edhe një hap më shumë duke u përpjekur t'i ‘përafrohet’ shefit të tij.

Kryebashkiaku është shfaqur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘Opinion’ por ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ishte ylli që Veliaj kishte vendosur në xhaketën që mbante veshur. Një simbol të tillë është ekspozuar edhe nga Rama në xhaketat e tij.

Por nuk dihet arsyeja pse Veliaj ka zgjedhur një yll me gjashtë cepa, i ndryshëm nga ai që mban Rama./Politiko.al

Të fundit