Flash News

KRYESORE

Foto/ Vetëm një muaj pas fejesës Granit Xhaka martohet

Futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka është martuar me të fejuarën e tij Leonitën.

Vetëm 1 muaj nga propozimi për fejesë që i kishte bërë Leonitës, ylli shqiptar i Arsenalit dhe Kombëtares së Zvicrës i ka dhënë fund beqarisë.

Nuk dihet ende nëse kanë zhvilluar ndonjë ceremoni tradicionale, por vetë futbollisti ka publikuar 3 foto nga momentet më të bukura me të fejuarën, tashmë bashkëshorte, teksa kanë pozuar në disa fotografi të veçanta shkruan blitz.al. Mediat britanike dhe ato shqiptare nuk kanë publikuar asgjë deri në momentin që vetë ai ka preferuar t’i publikojë këto foto.

Leonita Lekaj tashmë do të bëhet znj.Xhaka. “Z&Znj” është diçitura shoqëruese e fotografive nga dasma që i bën vetë futbollisti postimit, teksa 1 muaj më parë pas pranimit që i bëri Leonita për fejesë ai shkruante: ” Tha: Po! Një “Top i artë” është një mrekulli, një grua e artë është parajsë! Z. dhe znj. Xhaka”.

Të fundit