Flash News

KRYESORE

Foto-video/ Përplasje me policinë edhe te Ekonomiku, lëndohet në dorë një student

Foto-video/ Përplasje me policinë edhe te Ekonomiku, lëndohet

Një situatë tensioni është krijuar edhe në Fakultetin e Ekonomikut. Policia private dhe ajo e rendit është përplasur me studentët, të cilët nuk kanë lejuar të lirohet hyrja e fakultetit.

Madje, në debat e sipër studentët e ngujuar janë përplasur me policinë, madje një prej tyre është lënduar në dorë, siç duket edhe nga foto.

“Kanë ushtruar dhunë ndaj nesh, policia ka prekur studentët dhe ka për të përfunduar keq kjo punë. Me ligj nuk lejohet të futet brenda. Vijnë për të zbatuar ligjin por dhunojnë studentët. Një polic me mjekër ushtroi dhunë”, u shpreh një prej studentëve.

Të fundit