Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Foto/ Zyrtari i PD tjetër denoncim për plazhet e zaptuara: Është 1 km larg nga ku po pushon zotrote, e liron dot?
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka denoncuar një tjetër rast të pronave të zaptuara nga subjektet private.
Sipas Malltezit, miqtë e Ramës kanë zënë një hapësirë në zonën e plazhit me shpella pranë Dhërmiut, rreth 1 km larg nga vendi ku po pushon aktualisht kryeministrit Edi Rama.
“Uo pasha, liro plazhet qe ke zaptuar me oligarket e tu mo! Mos bej harengen e kuqe per reklama, por urdhero e vepro kunder xhillarit tend, atij qe pasi na more taksave tona plot 300,000 euro per rikonstruksion te kinema millenium (e i preve shiritin me limprehtin e ndjere ne 2000), pastaj ia dhurove xhillarit dhe na u perbetove qe ne kat te pare do ishte kinemaja mo. Ku kinemaja? Keshtu do bec edhe teatrin mo? Ky plazhi ketu eshte vec 1 km ne jug nga ku po pushon zotrote, e liron dot? Dhe meqe je aty, vec 3 km me ne veri ke edhe nje gurore qe ka zaptuar 40,000 m2 fond pyjor dhe e ka kthyer ne gurore ne dhunim te ligjit dhe planit urbanistik bashke se ka nderruar destinacionin e perdorimit te tokes. Urdhero, e liron dot? Apo llogje-llogje per teushpelaret qe kujton se i mrekullon”, shkruan Malltezi.