Flash News

KRYESORE

Foto/Bora zbardh fshatrat e Kukësit 

Edhe pse të gjendura shpesh me pasojat e izolimit, të mungesës së energjisë elektrike dhe infstrukturës së amortizuar, reshjet e dëborës që kanë mbuluar zonat e Kukësit këto ditë, paraqesin gjithsesi një imazh të bukur dhe të rrallë të këtyre zonave malore.

Nëse do të kishte investime dhe vizion në sektorin e turizmit, padyshim që këto zona nuk do të kishin asgjë më pak se bukuritë malore të Zvicrës.

Fotot janë shkrepur në Muhole dhe në rrugën Gjinaj-Pogaj të Hasit.

Të fundit