Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Fotogaleri/ Jetojmë në qytet apo në 'qytetërimin e shtesave'? Tirana përballë 'pasqyrës së tërmeteve'
Nga Jona Kazani
Tërmeti i datës 26 nëntor me magnitudë 6.4, që goditi vendin tonë duke shkaktuar 51 viktima dhe mbi 900 të lënduar, nxori në pah se shumica e ndërtimeve në Durrës dhe zonat përreth nuk janë bërë sipas parametrave inxhinjerikë dhe arkitektonikë.
Përveç Durrësit dhe zonave të tjera ku tërmeti shkatërroi shumë banesa, dëmtime pati edhe në Tiranë.
Duke marrë shkas nga kjo ngjarje dhe deklaratat e shumta që inxhinierë të ndryshëm kanë dhënë për ndërtimet në Shqipëri, Politiko.al ka bërë një vëzhgim në terren rreth këtyre ndërtimeve në kryeqytet.
Ajo që bie në sy nga ndërimet (zakonisht të vjetra), janë shtesat e bëra në pallate, të cilat e shtojnë rrezikun në rast lëkundjesh sizmike.
Imazhet e paraqitura janë marrë nga lagje të zonës së “Bllokut” dhe “Komunës së Parisit”, ku shtesat janë dukshëm të shpeshta, në thuajse çdo pallat.
Inxhinjeria Luljeta Bozo, në daljet e saj publike për disa media është ndalur edhe te problematika e shtesave, për të cilat ka folur në mënyrë të detajuar.
“Shtesat e kateve duhen bërë me anë të llogaritjeve që bëhen nga inxhinierë ndërtimi, jo nga njerëzit vetë. Ka rregulla edhe për kolonat. Shpesh nuk respektohen fare këto rregulla. Arkitekti dhe inxhinieri duhet të bashkëpunojnë që të bëjnë një planimetri të tillë ku gjithë masat, që përfshijnë kolonat, kafazi i shkallëve etj, të jenë të shpërndara në mënyrë sa më simetrike. Gjithashtu forma e objektit duhet të jetë sa më simetrike”, ka shpeguar Bozo.
Sipas Bozos, shtesat i kemi dy llojesh. Ka shtesa mbi katet dhe shtesa anësore. Shtesat mbi katë nuk mund të bëhen pa marrë leje nga inxhinieri i cili ka bërë projektin, sepse ai e di se sa mban themeli dhe nëse nuk i mban atëherë nuk mund të shtrosh.
“Shtesat anësore, meqenëse janë si të thuash si çiban, se nuk është në trupin e objektit, është një gjë artificiale që e ke bërë. Mirë është që të jenë të shkëputura nga objekti dhe le të punojnë më vete, por shtesa duhet të jetë e qëndrueshme”, vijon Bozo.
“Shtesa duhet të jetë gjithmonë e qëndrueshme dhe duhet të jetë e shkëputur. Edhe po të mos jetë e shkëputur, në themel poshtë ajo duhet ta ketë themelin më vete, muraturën ose kolonat duhet ti ketë më vetë, dhe duhet të ketë një farë distance e cila rregullohet me një pllakë, me një gjë aty në kate që mos duket që ka një hapje. Nuk ka problem, vetëm nëse respektohen kto rregulla”, ka thënë Luljeta Bozo/Politiko.al