Flash News

KRYESORE

Fotogaleri nga protesta e opozitës para Kuvendit

Fotogaleri nga protesta e opozitës para Kuvendit

Protesta e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë, tashmë e kthyer në një ritual, u zhvillua edhe sot pa incidente.

Pjesëmarrësit nga qytete të ndryshme të vendit ishin të shumtë dhe si çdo herë tjetër, edhe sot ngritën zërin për problemet e tyre duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama nga qeveria.

Ajo që bie në sy, është se në protestë marrin pjesë jo vetëm burra, por edhe gra, të rinj e të reja dhe pleq. Gjithashtu, edhe pse në numër të vogël, në protestën e opozitës ka edhe fëmijë.

Sot pati disa momente tensioni mes policisë dhe protestuesve, ku ra në sy tërheqja zvarrë e një qytetari i cili po protestonte pasi i kishin hequr pensionin e invalidit.

Si çdo herë tjetër, të pranishëm në protestë ishin edhe banorët e Astirit, të cilët vazhdojnë të ngrenë zërin kundër planit për ndërtimeve në zonën e Unazës së Madhe.

Foto: Jona Kazani, @f_photoreporter

Të fundit