Flash News

KRYESORE

Fotogaleri/Shqipëria proteston mes shiut e tymit

Fotogaleri/Shqipëria proteston mes shiut e tymit

Ashtu siç ishte lajmëruar prej ditësh, sot opozita zhvilloi një tjetër protestë para Kryeministrisë dhe para Kuvendit, ku qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit ngritën zërin për problemet e tyre duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama nga qeveria.

Një element i veçantë këtë herë ishin çadrat e zeza të protestuesve të cilat kishin të stampuar fjalën “IK”, për të nënkuptuar kërkimin e largimit të Ramës.

Prostesta nisi rreth orës 18:00 para Kryeministrisë dhe më pas u zhvendos tek Kuvendi, ku pati një moment tensioni mes protestuesve dhe policisë, përplasje e cila u shoqërua me hedhjen e gazit lotsjellës nga forcat e policisë.

Nga përplasja me policinë, mbeti i plagosur fotoreporteri Arben Dajçi, i cili u gjakos në kokë dhe gazetarja e “Tema TV”, e cila humbi ndjenjat pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia.

Foto: Jona Kazani, @f_photoreporter

Të fundit