Fotogaleri/ Shqipëria që proteston: çfarë thotë me slogane para Kuvendit

Sot opozita zhvilloi një tjetër protestë para Kuvendit ndërkohë që po mbahej seanca plenare.

Pjesëmarrësit nga qytete të ndryshme të vendit ishin të shumtë dhe si çdo herë tjetër, edhe sot ngritën zërin për problemet e tyre duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama nga qeveria.

Elementi që ra më shumë në sy sot ishin disa pankarta të cilat ishin të shumta në numër, ku shkruhej fjala “IK”, për të nënkuptuar kërkimin e largimit të Ramës.

Të shumtë ishin edhe të rinjtë që mbajtën fjalimin e tyre para protestuesve, ku veç të tjerash vunë në dukje problemet dhe shqetësimet e qytetarëve.

Një simbolikë tjetër e protestuesve ishte edhe piramida e veprave të Ramës, e cila më pas u dogj pikërisht pranë Piramidës, në afërsi të Kryeministrisë, për të treguar se veprat e Rilindjes duhen zhdukur.

Sot pati disa momente tensioni mes policisë dhe protestuesve, ku policia zvogëloi korridorin ku qytetarët ishin pozicionuar.

Si çdo herë tjetër, të pranishëm në protestë ishin edhe banorët e Astirit, të cilët vazhdojnë të ngrenë zërin kundër planit për ndërtimeve në zonën e Unazës së Madhe.

Foto: Jona Kazani, @f_photoreporter