Fotografia në stadium, djali i Thaçit shkakton debate në Kosovë

Në Kosovë ka ngjallur reagime një fotografi ku shfaqet presidenti Hashim Thaçi dhe djali i tij Endriti. Ajo që ka indinjuar shoqërinë kosovare është fakti që në dorën e tij, 20 vjeçari ka pasur një orë të markës “Hublot”, e cila ka vlerën e 7 mijë 600 eurove.

I riu ka qenë në stadiumin “Fadil Vokri”, për të ndjekur sfidën Kosovë – Angli.

Ndërsa për një pjesë kjo mund të duket normale, pasi i riu mund të ketë pasion orët e shtrenjta, ajo që është anormale është fakti që ai nuk ka punuar asnjë ditë të jetës së tij.

Në deklarimin e pasurisë, ai ka bërë me dije se ka në llogarinë bankare edhe 14 mijë euro, të kursyera. Por një pjesë e shtetasve kosovarë shprehin pakënaqësinë për faktin se 20 vjeçari nuk aks pe të ulet në tribunën VIP.

Djali i vetëm i presidentit gjithashtu ka pasion edhe udhëtimet në shtete e huaja si Zvicra, Gjermania, Franca, Turqia, SHBA-ja, Italia dhe Austria.