Flash News

KRYESORE

Fotografia që mund të nxisë ‘Luftën e Tretë Botërore’

Vizita në Francë e Presidentit Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melania Trump vazhdon të komentohet gjerësisht në media dhe rrjetet sociale.

Së fundmi, në internet po qarkullon një fotografi e dy çifteve presidenciale duke darkuar në një restorant në kullën “Eiffel”.

Të ulur në tavolinë, Donald Trump në krah me bashkëshorten e Presidentit Emmanuel Macron dhe përballë tyre respektivisht partnerët, Melania ka vendosur dorën mbi këmbën e Macron gjatë pozës për një fotografi. Kjo foto ka marrë “lumë” komentesh në Twitter, teksa një nga përdoruesit e këtij rrjeti shkruan se kjo ështe “fotografia që do të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore”.

Të fundit