Flash News

KRYESORE

Fotografoi fletën e votimit në 25 qershor, gjykata dënon të riun nga Tirana

Fotografoi fletën e votimit në 25 qershor, gjykata dënon të

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për shtetasin 21 vjeçar Denis Nuhaj.

Nuhaj fotografoi fletën e votimit më 25 qershor të këtij viti dhe për këtë arsye është dënuar me 2 muaj burg  por përfundimisht do t’i nënshtrohet dënimit alternativë  duke kryer  80 orë punë në interes të publikut.

21 vjeçari deklaroi se ishte hera e parë që votonte dhe nuk e dinte që fotografimi i votë ishte vepër penale dhe se nuk e kishte bërë foton për ndonjë [përfitim personal.

Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtarja Ardiana Beraj i riu është ndaluar ditën e zgjedhjeve. Ai është kallëzuar nga kryetarja e qendrës së votimit të ngritur në ambientet e shkollës “Dëshmorët e lirisë” në kryeqytet. Atij i është bllokuar në cilësinë e provës materiale edhe një apartat telefonik iPhone me të cilin kishte fotografuar fletën e tij të votimit.

Të fundit