Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Fotoja 80 mijë dollarëshe/ Gazetarja amerikane 'ngre zërin': Pse nuk janë në burg Rama me Obamën?
Gazetarja e njohur e “Fox News”, Sara Carter, përmes një postim në Twitter i është rikthyer çështjes të shumë folur për fotografinë e kryeministrit Edi Rama me ish-presidentin Barack Obama në vitin 2012.
Këtë foto Partia Demokratike e cilësoi si një skandal, duke akuzuar kryeministrin Rama se kishte paguar 80 mijë dollarë në formë kontributi për zgjedhjet në SHBA.
“Skandali që demokratët nuk duan të flasë asnjë media për të. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pagoi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me Obamën, përmes një shtetasi amerikan që tani është në burg. Çfarë ndodhi me Obamën dhe Ramën? Përse nuk janë në burg?”, shkruan gazetarja e Fox News në profilin e saj në Twitter dhe bashkangjitur shton një opinion të sajin për këtë çështje.
Kujtojmë se Uilliam Argeros është amerikani që pranoi se ka kontribuuar në mënyrë të paligjshme me 80 mijë dollarë për llogari të një politikani të huaj në fushatën presidenciale amerikane të vitit 2012. Sipas mediave ndërkombëtare, avokati i Argeros, John Azzarello deklaroi para gjykatës se “klienti i tij po vepronte për llogari të Edi Ramës”, në atë kohë kryetar i opozitës dhe kandidat për kryeministër i Shqipërisë, i cili sipas tij dëshironte një foto me Obamën.
Pas dënimit të Argeros me katër muaj burg, Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet për kryeministrin Rama.