Fotoja e parë e Kim Kardashian më katër fëmijët e saj dhe vështirësitë që ka kaluar

Për mamatë nuk është shumë e lehtë që të mbledhë fëmijët që ka  në një foto bashkë dhe të nxjerrë pikërisht shkrepjen që dëshiron. Me këtë fenomen përballen të gjithë dhe e njëjta situatë i ka ndodhur dhe Kim Kardashian.

Ajo ka realizuar për herë të parë një foto me katër fëmijët e saj. Ajo ndodhet në Bahamas bashkë me familjen për pushime dhe ka përfituar të realizojë një foto me vogëlushët e saj.

Dy vajzat, North dhe Chicago ishin veshur me një trupore argjendi, njësoj si Kim e ndërsa dy djemtë, Saint dhe Psalm me pantallona të shkurtra.

Krahas fotos, Kim ka shkruar: “Mendoja se të bëja foto me tre fëmijë ishte e vështirë, por oh Zot kjo është e pamundur.”

Kim ka vetëm pak muaj që po përjeton eksperiencën si nënë e katër fëmijëve, sepse djali i saj Psalm erdhi në jetë në muajin maj.

 

View this post on Instagram

 

‪Bahamas 🇧🇸 Pics Coming Up! I thought taking a pic with three kids was hard OMG this is almost impossible! ‬

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on