Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fotoja e Ramës me Ronaldon nuk është një tekë, por diçka më e madhe
Fitim Zekthi
Fotoja e kryeministrit Rama me futbollistin Cristiano Ronaldo, publikimi i saj nga vetë Rama, nuk është një teprim, apo një tekë e tij. Gjeste të tilla (jo doemos foto me yje të sportit apo kinemasë), kryeministri Rama bën vazhdimisht. Ai vishet me atlete të bardha në takime zyrtare, vishet me brekushe Yamamoto në takime me njerëzit, ndjek ndeshje të NBA-së, publikon foto montazh sikur është portieri i ekipit të Islandës që i pret penalltinë në Botëror Lionel Messit, drejton për orë të tëra, me regjinë e tij, ardhjen e ekipit kombëtar të futbollit nga Rinasi dhe ceremoninë në shesh ku, në pisk të vapës (para mijëra tifozëve), mban fjalime dhe takon e përqafon futbollistët, etj.
Jos De Beus, një profesor i Universitetit të Amsterdamit, për të shpjeguar një sjellje të tillë përdor termin ‘demokraci audience’. De Beus thotë se, në demokracinë e audiencës kemi të bëjmë me një rol të fuqishëm të politikanit duke zbehur rolin e partisë, të programit të saj dhe të parimeve që ajo mbron. Në demokracinë e audiencës kompetenca, zotësia dhe virtyti për të cilin duhet të luftojnë politikanët dhe partia politike, dhe nëpërmjet të cilit ata fitojnë legjitimitet bjerret plotësisht. Në vend të saj politikanët apo liderët politikë i trajtojnë njerëzit si audiencë dhe veten si aktorë apo yje që dhurojnë spektakël.
Pra, sjellje të tilla tregojnë se politikani nuk ka asgjë për të ofruar veç spektaklit, nuk mundet të ndërtojë dhe zbatojë një program politik, nuk mund të shfaqë zotësi dhe kompetenca, dhe nuk mund të luftojë për virtyt. Ai e kërkon legjitimitetin te kjo lloj marrëdhënieje. Në fakt, Edi Rama, kjo duket qartë, kudo që gjendet, në Parlament apo në Asamblenë e PS-së, në takime elektorale apo në takime të qeverisjes me popullin, të takime me Kombëtaren apo në foto me Ronaldon, i trajton njerëzit si audiencë. Për të, njerëzit nuk janë as qytetarë dhe dhe as zgjedhës, nuk janë prindër dhe as nxënës apo studentë, nuk janë as të varfër as të papunë. Për të, ata janë vetëm audienca e tij e cila duhet, nëpërmjet spektaklit që ky jep, ta legjitimojë atë.
Duke i konsideruar si audience, Rama rreket ta fitojë legjitimitetin duke u treguar njerëzve se sa bukur vishet, sa shije të holla ka, sa artist i hollë është, sa mjeshtëri të madhe ka në përdorimin e metaforave apo batutave, sa shumë e vlerësojnë atë lojtarët e Kombëtares, sa shumë e do Igli Tare dhe Lacio, që i dërgojnë avion për të shkuar në Itali, sa shijues i futbollit të lartë është pasi ndjek Juventusin dhe është tifoz me të dhe Ronaldon, sa tifoz model është, çfarë njeriu i kultivuar është, sepse kur është në SHBA sheh ndeshjet e NBA-së, etj. Gjithë ky njeri-artist, gjithë ky individ shijehollë, ky piktor që çel ekspozita në Nju Jork apo Singapor, në Berlin apo Hong Kong, ky njeri i rrethuar nga artistë dhe yje të botës, është privilegj të jetë kryeministri yt. Madje, kohë më pare, ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, tha se reklama më e madhe që i bëhet ekonomisë dhe biznesit shqiptar në botë është vetë Edi Rama.
Në të vërtetë, në shumë vende të botës shfaqen shenja të sjelljeve të tilla, por në Afrikë dhe në Azi ato gjenden gjerësisht. Nuk do të guxonte kancelarja Merkel të shkonte në stadium, të shihte Messin apo Ronaldon dhe të bënte foto për t’i publikuar, nuk do të guxonte kryeministrja May të bënte foto, as me ndonjë futbollist të Kombëtares angleze, dhe jo më të shkonte në Spanjë të bënte foto me Messin, apo të shkonte në Los Angelos dhe të bënte foto me Lebron James, nuk do guxonte as Vuçiç dhe as Cipras ta bënn një gjë të tillë.
Ish-lideri libian, Gaddafi, është i njohur për këtë sjelleje politike ku gjithçka ishte audiencë. Ai ftoi, në vitin 2009, këngëtaren e njohur Beyonce në një festë. Më vonë ftoi këngëtaren Mariah Carey. Sigurisht, që ai bëri foto, qëndroi me to, i publikoi fotot dhe pamjet. Po kështu, Presidenti i Liberisë, Charles Taylor ftoi fotomodelen Naomi Campbell, bëri foto dhe ia paraqiti audiencës. Dihet që lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, jo vetëm është fans i ish yllit të baskebollit amerikan, Dennis Rodman, por e takon shpesh. Pamjet e vizitave të Rodman transmetohen menjëherë për audiencën koreanoveriore. Gjatë kohës që u bë Kampionati Botëror në Rusi dy muaj më parë, lideri Çeçen Kadirov ftoi futbollistin e Liverpool-it dhe Egjiptit, Mohamed Salah. Nuk gjendet thuajse asnjë lider politik në Afrikë që të mos bëjë foto me yje futbolli, mode apo muzike dhe t’i transmenrtojë ato për audiencën.
Veç dështimit për të qenë një politikan që ka ide dhe program, një politikan që i zbaton idetë dhe programin, që është i zoti dhe lufton për virtyt, sjellje të tilla tregojnë edhe një kompleks të rëndë inferioriteti. Kompleksi i inferioritetit ka të bëjë me mungesën e vetëvlerësimit, me dyshimet dhe pasiguritë për veten, me mosbesimin se je në nivelin e duhur apo në standardet e duhura. Ka të bëjë më shumë me të pavetëdijshmen dhe e shtyn njeriun të gjejë mënyra për të kompensuar këtë pasiguri apo vlerësim të dobët për veten. Kjo e shtyn të takojë njerëz të rëndësishëm, të hiqet sikur ata e duan, kjo e shtyn të bëjë si njeri i ditur dhe i zoti, kjo e shtyn të tregojë vazhdimisht se çfarë është, por më shumë se çfarë do donte të ishte. Është një lojë e cila e mundon shumë dhe e dobëson njeriun. Ndoshta është kjo lojë që njerëz të tillë i bën të paaftë të përmbushin përgjegjësitë e detyrave dhe që i shtyn të takojnë Ronaldon, apo të ftojnë Mariah Carey-n, të dalin fotografi me Salah apo të ftojnë në festa Naomi Campbellin. Fotoja e Ramës me Ronaldon nuk është fare një teprim dhe asnjë tekë por është tërë mënyra se si bën politikë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38