Flash News

KRYESORE

Fotoja historike e vrimës së zezë, kompania kineze pretendon të drejtat e autorit

Fotoja historike e vrimës së zezë, kompania kineze pretendon

Shkencëtarët festuan fotografimin e vrimës së zezë, e cila na kujton sesa larg mund të na çojë shkenca. Megjithatë një kompani kineze vendosi të shfaqte pretendimet e veta për të drejtat e autorit të fotos historike.

“Visual China Group”, ofruesi më i madh në Kinë i fotografive dhe imazheve që shpeshherë i referohen si 'Getty' i Kinës, u detyrua të mbyllej përkohësisht pas raportimeve se kompania kishte shpallur të drejtat e saj të autorit mbi foton.

Imazhi i vrimës së zezë në të vërtetë i përket Observatorit të Europës Jugore (ESO) dhe është publikuar në licencën Creative Commons Attribution 4.0.

Përveç fotos së vrimës së zezë, Visual China Group njihet edhe për raste të ngjashme ku kishte shpallur të drejtat e autorit mbi flamurin kinez, emblemën e Kinës e madje edhe portretin e Mao Ce Dun.

 

Të fundit