Flash News

KRYESORE

Fotoja me Obamën, Gjekmarkaj tregon problemin e Ramës

Fotoja me Obamën, Gjekmarkaj tregon problemin e Ramës

Në studion e emisionit Real Story me gazetarin Sokol Balla po diskutohet për foton e kryeministrit Rama me Presidentin Obama në vitin në 2012.

Uilliam Argeros është amerikani që pranoi se ka kontribuuar në mënyrë të paligjshme me 80 mijë dollarë për llogari të një politikani të huaj në fushatën presidenciale amerikane të vitit 2012.  Sipas mediave ndërkombëtare, avokati i Argeros, John Azzarello deklaroi para gjykatës se “klienti i tij po vepronte për llogari të Edi Ramës”, në atë kohë kryetar i opozitës dhe kandidat për kryeministër i Shqipërisë, i cili sipas tij donte një foto me Obamën.

Pas dënimit të Argeros me katër muaj burg  Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet .

Analisti Agron Gjekmarkaj tha në studion e Real Story se arrestimi i Argeros e ka vështirësuar situatën morale të Edi Ramës, ndërsa situata e tij ligjore pritet që të shikohet sesi do të shkojë.

“Unë mendoj se Arta Marku ka treguar se është e varur politikisht. Kam dyshimet e mia te kjo Prokurori, e cila dosjet më të nxehta i çon nga Tirana në Dibër. Kjo që ndodh në Amerikë është një gjykim i vërtetë, është dënim i vërtetë. Së paku në SHBA nuk di që të ketë procedim ndaj Lulzim Bashës. Mirëpo, në Amerika ka një gjyq për një person që ka ndihmuar Ramën për të bërë foto me Obamën. Moralisht Rama është në gjendje kritike”- tha Gjekmarkaj.

 

 

Të fundit