Flash News

KRYESORE

Fotoja që mallëngjeu Sali Berishën në studio: Ky ka qenë problemi im, do lajthisja nëse do ndryshoja mendim

Ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer mbrapa në kohë, pikërisht në zgjedhjet e 22 marsit në vitin 1992, kur PD fitoi bindshëm në zgjedhjet e para pluraliste që pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

Ka qenë ky moment i ofruar në monitor nga moderatorja Nisida Tufaj në emisionin “Kjo javë”, kur ish-kreu i PD është mallëngjyer, ndërsa argumentonte se përse nuk mund të rikthehej më në krye të PD, pas dorëheqjes së tij, pas humbjes së PD në 2013-ën.

“Epoka Berisha është mbyllur një herë e përgjithmonë. Largimi im është i pa kthim. Bëj avokatinë e interesit publik ashtu siç e gjykoj unë, s’mund të them se kam monopolin e të vërtetës, por bashkë me zëra tjerë kemi mbrojtur kauza të drejta, kemi denoncuar fenomene që dëmtojnë shoqërinë shqiptare. Nuk bëhet fjalë kurrë të rikthehet në drejtim të partisë sime", tha Berisha.

"Shoh që po mallëngjeheni zoti Berisha", ndërhyri gazetarja.

"Po, problemi im ka qenë dinjiteti. Ata që më besuan mua, duhet ta dinë se lexoja mesazhet e tyre dhe kur ishin kundër meje, ky ishte qëndrimi. Në këtë mënyrë i kam përfaqësuar me dorëheqjen e tyre. Sot do të të lajthisja nëse them se po kthehem. Se do ishte e pafalshme për mua. Për shkak të betimit, por edhe se duhet të jenë gjeneratave të tjera. Në PD nuk ndodhi një zëvendësim dosido, Basha është gjeneratë tjetër, jo e imja”, u shpreh Berisha, ndërsa komentoi foton e realizuar 26 vjet më parë bashkoi popullin përpara kutive të votimit dhe me mbi 1 milion vota hapi një epokë të re për Shqipërinë.

Të fundit