Flash News

KRYESORE

Fotot/ Gjunkshi: 180 fshatra në Dibrër të izoluar plotësisht

Reshjet e dendura të borës kanë bllokuar fshatrat dhe rrugët në qarkun e Dibrës.

Sipas deputetit demokrat Xhemal Gjunkshi, 180 fshatra janë të bllokuara tërësisht, ndërsa bora ka shkuar deri në 70 cm.

“180 fshatra të Dibrës të izoluar plotësisht .

Më shumë se 50 mijë banorë të Dibrës janë të mbuluar nga bora. Trashësia e borës në Peshkopi shkon deri në 70 cm , ndërsa në zona të thella kalon mbi 1 apo 1,5 metra. Prej 24 orësh rruga drejt Tiranës , më shumë ka qenë e bllokuar duke mbajtur me orë të tëra makina dhe furgonë me pasagjerë.

Firmat që paguhen me paratë e taksapaguesve nuk kanë mjete borëpastruese në rrugë .

Rruga Kuben - Vasie në orët e pasdites kalohet me shumë vështirësi deri në Sllovë, drejt Kalasë së Dodës e bllokuar. Banorët e disa fshatrave kanë nisur të hapin rrugët me lopata pasi nuk u janë përgjigjur indtitucionet përgjegjëse”, Gjunkshi.

Të fundit