Flash News

KRYESORE

Fotot/ Agron dhe Fatmir Xhafaj, vëllezër vetëm nga babai

Përfshirja e Agron Xhafajt në çështjet e drogës dhe akuzat e opozitës për ndryshim të ligjit nga vëllai ministër Fatmir Xhafaj është kryelajmi i dy ditëve të fundit.

Fatmir Xhafaj e pranoi se vëllai i tij është dënuar nga autoritetet italiane, por ajo që nuk theksoi ministri i Brendshëm është se Agroni nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe tashmë në Shqipëri atij i është siguruar paprekshmëria.

Në periudhën kur Xhafaj drejtonte Komisionin e Reformës në Drejtësi, ai propozoi dhe miratoi një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, që sipas PD, i siguron paprekshmërinë vëllait të tij Agron Xhafaj.

Konkretisht, në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, befas dhe pa asnjë diskutim, shtohet pika “f”, duke parashikuar që “nuk mund të jepet ekstradimi kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishkimin e vendimit”.

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në Facebook, të dhënat nga gjendja civile të Agronit, i cili në gjendjen civile rezulton me emrin Geron dhe të ministrit Xhafaj.

Ajo që vihet re në regjistrin e gjendjes civile është fakti që Fatmir Xhafaj dhe Agron (Geron) Xhafaj janë vëllezër nga i njëjti baba, zoti Sezai, por jo nga e njëjta nënë. E ëma e Fatmir Xhafaj quhet Hikmete ndërsa e Agronit Elpiniqi.

 

Të fundit