Flash News

KRYESORE

FOTOT/ Alvin Berisha i buzëqeshur në Liban, shpejt bashkohet me familjen

Alvin Berisha ndihet i lumtur në Bejrut të Libanit, i buzëqeshur e i rrethuar nga zyrtarë, agjentë dhe ushtarë të vendit. Ai gjendet i sigurt në kryeqytetin libanez, ndërsa një rol vendimtar në shpëtimin e tij luajti edhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Liban, Marc I Ghorayeb, bashkë me autoritetet italiane dhe shqiptare.

Në fotografitë e mëposhtme ai është me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, përfaqësues të autoriteteve italiane, përfaqësues të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmë Hënës së Kuqe.

Operacioni për shpëtimin e tij u mbajt sekret. Vullnetarët e gjysmëhënës e transportuan në Damask, ku qëndroi një natë e më pas në rrugë tokësore u nis Libanit.

Ndërkohë që lajmi për shpëtimin e tij u përhap edhe në Itali, me familjen dhe autoritetet që po bëhen gati që ta presin.

Të fundit