Flash News

KRYESORE

FOTOT/ Aqif Rakipi i bashkohet partisë së re të Bodes, Topallit dhe Patozit?

Ridvan Bode, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi janë tre ish-deputetët demokratë që mbetën jashtë listave të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit. Ata janë shprehur publikisht kundër qeverisjes së kryedemorkatit Lulzim Basha. Ndërsa së fundmi Topalli u shpreh se është e nevojshme krijimi i një partie të re.

Ditën e sotme, Patozi, Bode dhe ish-deputeti i LSI-së Aqif Rakipi janë fotografuar nga Hashtag.al së bashku. Mësohet se Bode, Patozi dhe Aqif Rakipit janë takuar në një lokal në Bllok dhe kanë biseduar më shumë se dy orë. 

Nga takimi i tyre lindi dyshime se 4 ish-deputetët po takohen për të krijuar një parti të re anti-Basha. Pikëpyetja lind edhe nëse pas bashkimit të tyre fshihet kryeministri Edi Rama, për krijimin e një lëvizje të re kundër Bashës para zgjedhjeve lokale.

Kujtojmë që Aqif Rakipi njihet si dora e fortë e Edi Ramës në politikë dhe ai e ka pranuar se Aqif Rakipi u bë garancia e tij për të qëndruar kryeministër në 2016-ën. Megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi kanë marrë ish-deputetët e Kuvendit.

Të fundit