Flash News

KRYESORE

Fotot/ Banorët dalin në protestë: Kthejini sytë nga Orikumi

Banorët e Orikumit kanë dalë në protestë duke i kujtuar kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, se gjatë tre viteve nuk ka bërë asnjë investim në këtë zonë.

“Dritan, ktheji sytë nga Orikumi”, Orikumi zero lekë investime në tre vjet”, shkruhej në pankartat që mbanin protestuesit. Pjesë e protestës së qytetarëve u bë edhe deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj.

“Sot si përfaqësuese e opozitës u bëra bashkë me banorët e Orikumit. Mungesë investimesh, mungesë dritash dhe uji, ishin kërkesat e protestës.

Sezoni turistik është në prag dhe kryetari i Bashkisë në tre vjet nuk ka ‘vënë dorë’ në qytetin e dytë bregdetar të territorit që administron.

Për këtë të rinjtë protestues ishin të qartë në një prej pankartave të tyre: Dritan, ktheji sytë nga Orikumi!”, shkruan Meçorapaj në rrjetin social Facebook.

Protesta e banorëve të Orikumit vjen vetëm një ditë pasi Vlora çeli zyrtarisht sezonin turistik për këtë vit.

Të fundit