Flash News

KRYESORE

Fotot/ Berisha nxjerr foton e Ramës me Avdylajn: Bënë pazare në fushatën e fundit

I ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, ish-kryeministri Sali Berisha ka diskutuar në lidhje me operacionin e fundit të policisë së shtetit ku u arrestuan disa anëtarë të bandave kriminale.

Sa i përket grupit të heroinës “ Avdylaj”,  ku kreu i Bandës në Durrës Lul Berisha dyshohet se ka marrë përsipër trafikun e drogës, Berisha hodhi akuza për lidhjen e Avdylajve me qeverinë.

Madje Berisha publikoi disa foto të Pece Avdylajt me Ramën, sipas tij të bëra gjatë fushatës së fundit, si dhe foto të kryebashkiakut të Durrësit. Sipas Berishës ka video që tregojnë Ramën te Bajrat.

“Në rastin e Avdylajve Rama ka prishur dosjen në prokurori... Avdylajt kishin protektorët e tyre në politikë. Rama shpëtoi Gjushin dhe ministrat e lëshoi Avdylajt”, u shpreh më tej Berisha.

Të fundit