Flash News

KRYESORE

Fotot/ Blerim Destani krah John Travollta dhe Morgan Freeman në filmin hollivudian

Blerim Destani është një ndër aktorët më të suksesshëm shqiptar edhe jashtë trojeve tona. Destani po punon me xhirimet e filmit “The Poison Rose” krah aktorëve legjendarë John Travollta dhe Morgan Freeman.

Ky film ka filluar xhirimet që nga maji i këtij viti në Savannah të Georgia nën regji të George Gallo dhe skenar të bazuar në novelën e Richard Salvatore.

Blerimi ka rolin e Lorenzo Rodriquez në film.

Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatoën,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye” dhe flet për një ish yll futbolli të cilit i bëhet pikë e dobët një vajzë e cila është në telashe shkruan revista Ëho.  Mirëpo ai përfundon në një rrjet kompleks krimesh. Kur ai zbulon se vajza në fakt është e bija e tij e humbur prej shumë kohësh, niset që ta shpëtojë atë dhe rrugës në shpëtimin e saj zbulon shumë sekrete të pista të qytetit.

Tashmë jemi në pritje të përfundimit të xhirimeve dhe shfaqjes së filmit në kinema.

 

Të fundit