Flash News

KRYESORE

Fotot/ Çudi apo mrekulli? Vajza lind me tufë flokësh të bardhë

Një foshnje që ka lindur me flokë të zinj dhe baluke të bardhë, është ndër më të diskutuarat e momentit në rrjetet sociale e media.

Kjo për shkak të një gjendjeje të quajtur “pielbaldizëm”, që shkakton çregullim në prodhimin e melaninës. Mayah e ka trashëguar këtë karakteristikë nga mamaja, e cila ka flokë të zinj dhe të bardhë.

Nga momenti i lindjes, e sapo lindura ka tërhequr vëmendjen fillimisht të mjekëve e më pas të gjithë stafit të spitalit.

E ëma e vajzës Talyta Youssef, 40vjeç, rrëfen reagimin e mjekut:

 “Kur lindi, kirurgu tha: Shiko, ka dritë mes flokëve!’ Kuptova që po e sillte drejt meje, pasi nuk po e shihja.”

Pasi u spostuan në dhomë, vogëlushja pati shumë vizita. “Sapo u sistemuam në dhomë, njerëzit nisën ta fotografonin dhe ta vizitonin. Isha e shtruar në maternitet për katër ditë dhe infermieret, personeli i sanitareve, stafi i spitalit nisën të vizitonin Mayah dhe të bënin shumë foto.Më pas ato imazhe bën xhiron e botës”, thotë mamaja.

Të fundit