Flash News

KRYESORE

Fotot/ Dëgjesat publike të qeverisë, në kalceto, lokale dasmash e nën hijen e rrapit

Prej disa javësh, qeveria ka nisur atë që e quajnë turin e bashkëbisedimit me qytetarët. Ministria, deputetë, kryebashkiakë socialistët dhe vetë kryeministri Rama janë ndalur në disa qytetet ndërsa për marketimin e tyre kujdeset vetë kreu i qeverisë i cili poston në rrjetin social Facebook foto nga dëgjesat që zhvillojnë vartësit e tij.

Por po ti hedhësh një sy kolazhit të fotove që poston Rama, ajo që bie në sy është ambienti ku zhvillohen këto dëgjesa. Përzgjedhja e vendit ku takohesh me njerëzit tregon edhe seriozitetin e takimit.

Disa prej këtyre takimeve janë mbajtur në vende që ndoshta është pak të cilësohen si të papërshtatshme. Në Dibër, ministrja Xhaçka i ka mbledhur qytetarët në ambientet e një kalcetoje. Një pjesë e takimeve janë mbajtur në lokale dasmash ndërsa në Ishëm ‘udhëheqësit’ qëndrojnë nën hije ndërsa banorët janë vendosur rreth tyre.

Kuvend si ata ‘qëmoti’ kanë mbajtur dy zonja të qeverisë, ministrja Mirela Kumbaro dhe zëvendësministrja e Jashtme, Artemis Dralo. Ato qëndrojnë ‘nën hijen e rrapit’ teksa dëgjojnë banorët e fshatrave të Dropullit të cilët shprehin qëndrimet e tyre./Politiko.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit