Flash News

KRYESORE

Fotot/ Dy parodistët e Vlorës mposhtin dhimbjen dhe interpretojnë në burgun e Fierit

Dy ditë më parë ata u tronditën nga humbja e mikut të tyre, të madhit Muhamet Liko. Së bashku dhe me Mane Lumanin krijonin grupin e quajtur “4 Parodistët e Vlorës”.

Por sot Afrim Agalliu dhe Agron Hamo e kthyen dhimbjen në forcë dhe vendosën të vizitonin burgun Fierit, ku ishin së bashku me fëmijët e të dënuarve.

Në këtë 1 Qershor, Burgu i Fierit me iniciativën e drejtorit të IPV-së Arjan Hasanaj hapi dyert duke mirëpritur vogëlushët, me disa ceremoni festive që përveç lotëve të ribashkimit, prodhuan hare, buzëqeshje dhe gëzim.

Të dy ata me interpretimet e tyre dhuruan të qeshura.

Të fundit