Flash News

E-TJERA

Fotot e masakrës/ Gjendja e mjerueshme në Malin e Tomorit, qeveria kujtohet pas 5 vjetësh

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, gjatë një vizite të tijën sot në malin e Tomorit u shpre se do të ketë “Gjobë, revokim i lejes mjedisore dhe mundësi për ndjekje penale për 12 guroret që për vite kanë shfrytëzuar kundër gjithë parametrave mjedisorë malin e Tomorrit. Në sitë të gjitha guroret në të gjithë vendin!”.

Por fotot e pubiluara prej tij shfaqin gjendjen dramatike në të cilën gjendet mali sot.

Shfrytëzimi pa asnjë kriter i guroreve ka shkatërruar pemët dhe gjelbërimin e malit. Qeverisë së majtë ju deshën 5 vjet që të kujtohej për një aksion të tillë, i cili mbetet për t’u parë se efektiv do të jetë.

Nën preteksin se më parë këtë aksion e pengonte LSI-ja, qeverisë "Rama 2" ju deshën gjithsesi 3 muaj që të bënte shfaqjen e parë në këtë zonë të kthyer në të shkretë, edhe pse bëhet fjalë për një mal shumë të rëndësishëm për mijëra besimtarë bektashinj.

Të fundit