Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Fotot e Miley Cyrus duke u puthur me një vajzë, ish-partneri 'thyen' heshtjen, flet pas ndarjes nga këngëtarja
Ata e kurorëzuan martesën e tyre në dhjetor të vitit 2018, pas më shumë se 10 vite lidhje me uljet dhe ngritjet e saj.
Çifti lidhi martesë në dhjetor të 2018 pas një marrëdhënieje 10 vjeçare po që siç duket ka zgjatur fare pak.
Ndarja e çiftit të njohur të showbiz-it të huaj, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, befasoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Kjo ka qenë kryetemë e mediave rozë në këto ditë.
Këngëtarja menjëherë pas lajmit të ndarjes u fotografua në liqenin e Como-s teksa puthej me Kaitlynn Carter. Deri tani të gjithë kanë reaguar, përveç Liam-t, i cili duhet të jetë lënduar tej mase.
Ai e ka thyer heshtjen dhe ka folur për Daily Mail Australia. Kur është pyetur se çfarë po ndodh me Miley-n, ai thjesht ka thënë, “Ju nuk e kuptoni se si është, thjesht nuk dua të flas për atë”, është shprehur Hemsëorth pranë vëllait të tij sipas burimeve ekskluzive për ‘DailyMail’.
Sipas, Daily Mail fotot e Miley-t teksa puthej me Kaitlynn ia kanë thyer zemrën Liamit dhe i kanë ardhur si një “bombë” pasi nuk i priste.