Fotot e sherrit/ Në Këshillin e Qarkut në Vlorë plas grushti mes socialistëve, ndërhyn policia

Shkarkimi i Sidrit Danajt si kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës është shoqëruar me përplasje fizike mes socialistëve.

Danaj është konfliktuar fizikisht me anëtarët e PS në këshill, të cilës të mbështetur edhe nga kryebashkiaku Dritan Leli, e shkarkuan nga posti i kryetarit.

Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë për të qetësuar disi situatën, ndërsa Danaj ka folur pas shkarkimit në emër të lëvizjes “Zgjidhja”, që drejtohet nga ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima.

LSI bojkotoi mbledhjen, ndërsa PD nuk merrte pjesë që prej fillimit.