Flash News

KRYESORE

Fotot/ E verdha simbol në protestë, gjetjet e studentëve dhe gjimnazistëve

Studentë dhe gjimnazistë, të gjithë bashkë po protestojnë sot para Ministrisë së Arsimit në ditën e shtatë. Ata shprehen të vendosur se nuk do të dorëzohen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Studentë të degëve të ndryshme kanë gjetur mënyrat e tyre për të protestuar, duke i lidhur dhe me profilin e studimeve.

Studentët e fakultetit të Gjeologji-Minierave kanë protestuar me kasketa të verdha në kokë, ndërsa në pankartat e tyre shkruhet, “Jo tjetërsim, pro investim”.

Studentët e arteve i kanë rënë veglave të tyre muzikore.  Ndërsa gjimnazistët kanë lidhur në dyert e tyre rripa të bardhë si simbol apolitik.

Studentët i kanë dhënë afat deri në orën 16:00 kryeministrit dhe Lindita Nikollës, ndërsa shprehen më tej se nëse nuk do të ketë reagim nga institucionet do të përshkallëzojnë protestën.

Të fundit