Flash News

KRYESORE

Fotot/ Eugent Bushpepën e shoqëron e dashura në Lisbonë, kjo është bukuroshja që i bëri të vështirën

Eugent Bushpepa ka bërë krenar gjithë shqiptarët me talentin dhe vokalin e tij. Vetëm pak orë na ndajnë nga shpallja e fituesit të Eurovision dhe emocionet sa vijë e shtohen.

Bushpepën në Lisbonë, veç stafit të tij e shoqëron dhe e dashura. “Mall” Bushpepa ia ka kushtuar  të dashurës Andia, familjes dhe miqve.

Sipas “Panorama plus”, Eugenti bashkëjeton me Andian prej 6 vitesh dhe para se të nisej në Lisbonë u shpreh se me të po planifikon të sjellë në jetë një fëmijë.

Ata janë takuar në lokalin ku Eugenti këndonte. “Andia më ra në sy pikërisht sepse nuk donte të binte në sy. E vija re që e shijonte muzikën, po pa pasur fare asnjë lloj kontakti fizik. Fillimisht ishte e vështirë. U përpoqa të gjeja mënyrën më të përshtatshme të mundshme për t’iu afruar, sepse ishte hera e parë që më ndodhte dhe nuk doja të bëhesha vulgar”, është shprehur Eugenti i ftuar tek “Pasdite në Top Channel”, pak kohë më parë.

 

Të fundit