Flash News

KRYESORE

Fotot/ Gjuha e trupit e Kryeministrit në 'Opinion'. Plot 29 gjeste të Ramës 'me duar e këmbë'

Politiko.al ka ndjekur minutazhin e plotë të emisionit ‘Opinion’ ku mbrëmë ishte i ftuar kryeministri ‘për t’i bërë një lexim edhe gjuhës së trupit të Ramës. Një nga teknikat e përdorura nga ekspertët e komunikimit është edhe dekodimi i lëvizjeve të njerëzve për të kuptuar nëpërmjet gjesteve gjendjen e tyre.

Politiko ka mundur të fiksojë plot 29 gjestet të Ramës, një ekspresivitet i lartë pak i hasur ndër politikanët e tjerë të lartë, përfshirë këtu edhe Berishën që njihet për përdorim të gjuhës së trupit. Rama ka komunikuar me duar, kokë, sy dhe gojë. Sidomos pozicionet e duarve kanë qenë ndër më të çuditshmet.

Gjuha e trupit e kryeministrit nuk është në pozita mbrojtëse, ai nuk i mban krahët e mbledhur, nuk tkurret në karrige dhe nuk i kufizon lëvizjet. Krejt e kundërta, Rama është shfaqur në ekspansion dhe kjo mund të kuptohet nga lëvizjet e gjymtyrëve. Për ata që kanë ndjekur emisionin e dinë se, po kaq ‘i lëvizzhëm’ ka qenë Rama edhe me gazetarët, me të cilët ka preferuar t’i sulmojë me batuta personale, me fjali cinike apo duke i anashkaluar.

Një gjuhë e tillë ekspresive e trupit dëshmon se Rama ka thënë shumë me gjymtyrë, por pak me fjalë. Ai është munduar të shmanget dhe t’i zëvendësojë fjalët me ekspresivitet. Thelbin me shfaqje.

*Politiko.al

Të fundit