Flash News

KRYESORE

Fotot/ Kaos te kryqëzimi i "21 Dhjetorit"

Për shkak të mosfunksionimit të semaforëve në kryqëzimin e "21 Dhjetorit" është krijuar kaos në trafik.

Makinat nga të katërta anët futen në kryqëzim duke rrezikuar të bëhen burim aksidentesh. Shoferët kanë pritur për disa minuta në kryqëzim.

Nga ana tjetër, këmbësorët dhe personat me biçikletë, në mungesë të funksionimit të semaforëve, kalojnë mes makinave.

Ndërsa asnjë polic nuk ndodhej në kryqëzim për të orientuar mjetet. Nuk dihet se përse prej dy ditësh semaforët janë të fikur në një pikë kryqëzimi më fluks mjetesh.

Më poshtë Politiko.al sjell fotot: 

Të fundit