Flash News

KRYESORE

Fotot/ Këta janë tre shqiptarët që u arratisën nga burgu i Athinës

Publikohen fotot e tre shqiptarëve që u arratisën nga qelitë e paraburgimit të Athinës.

Sipas televizionit Star, bëhet fjalë për shtetasit M.F-27 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje dhe vrasje, Z.K-38 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge, B.K-35 vjeç i dënuar për trafik droge. Ky i fundit u arrestua nga policia të enjten pasdite në Menidi ndërkohë që vijojë klërkimet për dy shqiptarët e tjerë.

Së bashku me tre shtetasit shqiptarë u arratis edhe një shtetas gjeorgjian, i dënuar për vrasje, por ky i fundit u ndalua nga policia në oborrin e gjykatës, ku ishte fshehur në errësirë.

Me anë të një lime ata prenë hekurat e qelisë dhe zbritën nga kati i dytë i burgut duke përdorur çarçafët.

Të fundit